Lajme
‘Të maten mirë regjisorët tani e tutje’, Arjola tregon sa u pagua për ‘I love Tropoja’
Së fundmi u mbajt në Kosovë premiera e filmit më të komentuar të vitit “I love Tropoja”. Në këtë premierë morën pjesë disa nga aktorët e filmit dhe sigurisht aktorja me rol kryesor Arjola Demiri.
Në një intervistë për “Mirage”, Arjola tregoi se iu duk e pabesueshme kur Ermali i dha rolin kryesor të filmit dhe tregoi se regjisorët e tjerë tani të maten mirë para se t’i ofrojnë role.
“Me pagesën që ka bërë Ermali, të maten mirë regjisorët”, tha Arjola.
“Se bëj shaka”, shtoi aktorja duke qeshur. “Projektet e mira do t’i pranoja, por që është rritur çmimi shumë”, tha Arjola.