Lajme
Të rinjtë po ikin në Gjermani, punëtorët nga Afrika po vinë në Shqipëri
Të rinjtë shqiptarë po ikin për ditë e më shumë nga vendi. Dy nga faktorët kryesorë që po i largon nga vendi janë pagat e ulëta dhe kostot e larta të jetesës.
Vendi drejt të cilit ata po largohen më shumë është Gjermania. Ndërsa të rinjtë shqiptarë po lënë vendin e tyre, një krah i lirë pune ka ardhur nga Afrika.
Punëtorët e parë afrikanë në vendin tonë kanë nisur të vinë. Ata punojnë kryesisht në fushën e ndërtimit.
Kurse nga ana tjetër të rinjtë shqiptarë vazhdojnë e presin në radhë të gjata para Ambasadës Gjermane në Tiranë.
Kujtojmë këtu se është thënë prej kohësh se nëse largimi i të rinjve vazhdon me këto ritme, vendi ynë rrezikonte të mbetej pa krah pune dhe kjo gjë ka nisur të vihet re.