Lajme
Të vëllait i janë shkatërruar veshkat, binjaku identik humb 27kg për t’i dhuruar të tijën
Kur vëllai binjak identik i James Ingley kishte nevojë për një veshkë, ai nuk pati asnjë dyshim për veprimin që do të bënte. Siç shprehet, vendosi të bënte atë që i takonte çdo vëllai.
Katër vite më parë, Dalton Ingley duhej të dorëzonte një raport vjetor për gjendjen e tij shëndetësore, në punë. Ai punon në një kompani të mbledhjes së mbeturinave në Pensilvani. Në këtë moment zbuloi se kishte presion tepër të lartë të gjakur dhe pas vizitave të shumta në spital, mësoi se dy veshkat e tij kishin degraduar.
Por, për fat të mirë, tani 29-vjeçari nga Greenville ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Për këtë është falenderues ndaj vëllait binjak, i cili i shpëtoi jetën në kuptimin e parë të fjalës.
Dalton në atë periudhë po përballej me një sëm undje të rëndë të veshkave të tij. Më konkretisht, kishte probleme me filtrat e pastrimin e gjakut në veshka, ç’ka sillte shkatërrimin e veshkave.
Ai tregon:
Më çuan me urgjencë në spital, për një gjendje, si të thuash, si parainfrakt. Më thanë se kishin zbuluar që kisha probleme me veshkat. Nuk po më besohej pasi nuk kisha vuajtur kurrë nga veshkat. Në atë periudhë isha i tronditur. Si më ndodhi kjo gjë mua? Isha vetëm 26 vjeç”.
Të dyja veshkat e Daltonit arritën të punonin deri në prill të vitit 2017 dhe pas kësaj periudhe, ai nisi t’i nënstrohej dializës në shtëpi. Më pas, në Janar 2018, ai u sëm ur nga pneumonia dhe u detyrua të bënte hemodializë. Bëhet fjalë për një makineri e cila kryen funksionin artificial të veshkës, duke pastruar gjakun. Djali u detyrua të linte punën pasi mjekët i thanë se kishte nevojë t’i nënshtrohej transplantit të veshkave.
Ai tregon se nuk kërkoi për dhurues, e as nuk iu desh të diskutonte në lidhje me këtë temë, me vëllanë, James. Sipas Dalton, vëllai direkt tha “po” dhe nisi proceduat për të parë përputhshmërinë.
Por, sidoqoftë, ky rrugëtim nuk ishte aspak i lehtë. James, i cili jeton në Tulsa, Oklahoma, iu desh të hiqte plotë 27 kilogramë nga pesha e tij trupore, përpara se t’i nënshtrohej operacionit.
Ai shprehet:
E gjithë jeta më ndryshoi. Fakti që më duhej të dhuroja një veshkë më solli shumë ndryshime dhe reflektime në mënyrën e të jetuarit.”
Pasi ndryshpoi tërësisht stilin e jetës, flinte më shumë, hante më shëndetshëm dhe bënte ushtrime në mënyrë të rregullt, çdo ditë, operacioni u krye në maj të vitit 2018. Për fat të mirë, çdo gjë shkoi siç duhej.
Dalton ende nuk është i aftë për t’u kthyer në punë, pasi i duhet të marrë veten. Megjithatë, ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt do të fitojë të gjitha aftësitë e nevojshme.