Lajme
Tërmet në Greqi, regjistrohen lëkundje edhe në Shqipëri
Pak pas mesnate në Greqi është regjistruar një tjetër tërmet. Mësohet se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.4 të shkallës rihter, në zonën detare në jug-perëndim të Nafpaktos. Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Gjeodezik të Observatorit Kombëtar të Athinës.
Ndërkohë epiqendra e tërmetit ishte 7 km në jug-perëndim të Nafpaktos. Githashtu dy lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë dhe gjatë mëngjesit të sotëm në Shqipëri.
I pari është regjistruar në Tabak të Elbasanit, me magnitudë 1.3 dhe tjetri në Bezhan të Korçës, me magnitudë 2.2 të shkallës rihter.