Lajme

Tërmeti ‘gjunjëzoi’ familjen Toska, banesa e tyre rre zikon shembjen: Bashkia nuk ka ardhur fare!

Posted on

Kushte ek streme dhe mjaft të rën da paraqiten në familjen Toska. Ata banojnë në fshatin Valikardh të Bulqizës, por nuk mjafton vetëm kaq për ta.

Një tjetër problematikë që po përballet është pikërisht rre ziku nga shembja e banesës si pasojë e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit. Familja me 5 anëtarë, e varfër deri në skamje, tashmë jeton në një banesë që rre zikon shembjen.

Si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike, një pjesë e çatisë ka rënë ndërsa muret janë plasaritur. Kryefamiljari i dorëzuar prej pamundësisë thotë se dëmet nuk i riparon dot, shkruan “oranews.tv”.

“Nuk ka mundësi të riparohet”.

Përveç fatit, të braktisur ndihen edhe nga shteti.

“Bashkia nuk ka ardhur fare, nuk është interesuar askush”.

Ky frigorifer nuk është mbushur asnjëherë me ushqime. E zonja e shtëpisë thotë se të vegjlit i ushqen vetëm me bukë misri.

“Tërmeti na ka shembur shtëpinë, nuk kemi asgjë”.

Bashkëshortët Toska janë të papunë ndaj apelojnë shtetin dhe këdo që mundet t`i ndihmojë, t`u zgjasin dorën për ti nxjerrë nga situata e vështirë ku janë zhytur prej vitesh.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte