Lajme

Tërmeti i shka tërroi shtëpinë, autobusi kthehet në banesë për familjen me 5 anëtarë

Posted on

Ende ka familje që jetojnë në kushte eks treme pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, ku vik timë mbetën 51 persona. Ndërkohë, një autobus është kthyer në banesë për një familje me 5 anëtarë.

Ajo është familja Shullazi, ku shtëpia e tyre u dëmtua rëndë dhe më tej u shpall e pabanueshme. Ndërkohë, Xhevahiri është kryefamiljari i cili shprehet se jetojnë në kushte të rënda.

Xhevahiri është një ish polic, i cili është harruar që më herët nga policia e shtetit. Prej dy vitesh ai vuan nga një sëmu ndje e rëndë dhe për pasojë mezi flet dhe ecën.

Xhevahiri ka shërbyer për 20 vjet në polici madje ka punuar dhe në komisariatin e Tiranës. Sot familja e tij është harruar nga të gjithë dhe nga strukturat vendore të Laçit, shkruan abcnews.

Tërmeti i shkatërroi shtëpinë, autobusi kthehet në banesë për familjen me 5 anëtarë on Vidnews.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte