Lajme

Tërmeti, sizmologu Shyqyri Aliaj: Numërohen 3 mijë pasgoditje

Posted on

Tërmeti i djeshëm riktheu edhe një herë panikun te qytetarët pas lëkundjes së fortë të 26 nëntorit. Shumë sizmologë kanë reaguar duke qetësuar shqiptarët dhe duke theksuar se pasgoditje do të kenë, pasi janë normale.

Sizmilogu Shyqyri Aliaj ka thënë në emisionin “Arena” në RTV Ora se tërmeti i djeshëm 4.9 është në vazhdën e tërmetit të vitit të kaluar. Më tutje, ai ka thënë se deri më tani janë numëruar rreth 3 mijë pasgoditje.

Ai tha:
Instituti i gjeoshekncave ka numëruar 3 mijë pas goditje të këtij tërmeti, por pas goditje të fuqishme me magnitutë mbi 5 janë vetëm 4. Janë tre ditën e parë në 26 dhe një në datën 27. Ka pasgoditje me magnitudë 4-4.9 që janë 28 pasgoditje. Nga të cilat tre ditët e para janë 18 pasgoditje. Pastaj 8 pasgoditje janë nga 12 dhjetori dhe vetëm ditën e djeshme ka pasur pasgoditje.
Më pas, Aliaj tha se energjia është në rënie si dhe tërmete e nagnitudë mbi 3 janë rreth 150 pasgoditje.

Sizmologu vijoi më tej:
Jo, energjia është në rënie. Me mbi 4 nuk ka pasur ka një muaj e ca. Tërmete me magnitutë mbi 3 janë mbi 150 pasgoditje. Ndërsa ata 2-3 janë 2 mijë e ca që nuk ndihen nga njerëzit.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte