Lajme

Tha se Eli Fara nuk është e bukur, Arlinda Dudaj: Dua t’i kërkoj falje…

Posted on

Botuesja, Arlinda Dudaj ishte e ftuar sot në “E diell”, në një intervistë ku foli edhe për debatin me Eli Farën, debat i cili bëri bujë pesë vite më parë. Asokohe e ftuar në “Opinion”, teksa po flitej për femrat e bukura, Arlinda shprehur mendimin e saj duke mos e konsideruar Eli Farën si një femër të bukur. Ky mendim i saj u kundërshtua në studion e emisionit e më pas hapi debat në rrjete sociale.

Më vonë reagoi edhe Eli Fara e cila nuk e kishte pritur aspak mirë këtë deklaratë. Mirëpo pas kaq shumë kohësh, Arlinda e ka sqaruar deklaratën e ftuar sot në “E diell”, duke thënë se secili ka shijet e veta sa i përket bukurisë.

“Unë kam dashur Elit t’i kërkoj një lloj falje, më shumë sqarim sesa falje. Nuk është kjo bukuria që mua më pëlqen. Madje bukuria që më pëlqen mua mund të mos jetë fare e bukur, mund të mos jetë ajo që i pëlqen të gjithëve”, u shpreh Arlinda Dudaj.

“Eli është shumë e bukur dhe nuk ka pikë dyshimi”, tha botuesja.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte