Lajme
Thonë se është xheloz, Geti flet për marrëdhënien me Marinën: Dukem i ashpër, por…
Një nga çiftet shqiptar që është gjithnjë në fokusin e mediave janë padyshim Marina dhe Getoari. Pak kohë më parë madje u diskutua se Getoari është xheloz dhe nuk e lë Marinën të punojë. Por këto thashetheme ranë poshtë kur Marina u rikthye në ekran.
Megjithatë në një intervistë për revistën “Living”, Geti ka treguar se prej pamjes njerëzit mendojnë se ai është i ash.për dhe xheloz, por në fakt reperi ka qenë i pari që e ka përkrahur Marinën në zgjedhjet e saj.
“Gjithë jetën më ka shoqëruar problemi i pamjes sime të jashtme, njerëzit më paragjykojnë, sepse u dukem shumë i ashpër, xheloz, agr.esiv. Në fakt, kur i lexonim ato, unë dhe Marina kemi qeshur, sepse e dimë se sa e kam përkrahur unë atë në punë dhe jo vetëm, por në çdo gjë, sikurse bën dhe ajo me mua. Pastaj, kur e njoha, Marina ishte figurë televizive dhe ato fjalë kanë qenë të tepruara. Unë jam tip që jo për këtë, por dhe për lajme të tjera nuk kam dalë ndonjëherë të flas. Jam indiferent. Nuk flas as mirë e as keq dhe mendoj se kjo është ar.ma më e fortë. Po u mora me një, duhet të merrem me të gjithë. Nëse diçka e kalon kufirin, e injoroj, plotësisht; këtë gjë u them edhe administratorëve të faqeve të mia”, është shprehur Geti.