Lajme
Thuhet se është lidhur me Romeo Veshajn, Sara Kolami flet për jetën private
Së fundmi është përfolur në media se aktori Romeo Veshaj dhe blogerja Sara Kolami janë në një lidhje. Dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe shkak i kësaj kanë nisur thashethemet.
Mirëpo Sara e ftuar në “Mos i fol shoferit” i ka hedhur poshtë fjalët për një lidhje me Romeon duke u shprehur se aktualisht nuk është në një lidhje. E pyetur për ish-in, Sara tregoi se ai nuk i përkiste botës së showbizit.
Blogerja shtoi se nuk do donte ta kishte të dashurin person publik sepse e bezdis fakti që të tjerët do merreshin me jetën e saj private.