CoVid-19
Tjetër rast: I jep fund jetës infermierja që kujdesej për pacientët me Covid-19 në Londër
Një tjetër infermiere i ka dhënë fund jetës në këto ditë të vështira që po kalon e gjithë bota e mbërthyer nga pandemia e Koronavirusit. Mediat e huaja raportojnë se infermierja ishte në të njëzetat dhe punonte në një spital në Londër, ku trajtoheshin pacientët me koronavirus.
E reja i dha fund jetës në spital ku u gjet pa ndjenja pak para se të telefononin policinë. Mjekët bënë të pamundurën për ta shpëtuar, por ajo ndërroi jetë.
Tetë njerëz kanë vdekur nga virusi Covid-19 në Spitalin e “King’s College” Ata që kanë nevojë për kujdes kritik trajtohen në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit, ku punonte infermierja.
Një zëdhënës i Policisë tha: “Policia u telefonua në orën 17:36 të hënën, 23 mars nga një spital i Londrës, pasi një vajzë u gjet pa ndjenja. Vajza në të njëzetat, vdiq në spital. Janë njoftuar të afërmit e saj. Vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë”.