Lajme
Tregtarët kinezë flasin për bashkëkombësin e tyre: Erdhi nga Pekini në Rinas, dyshojmë se ka koronavirusin
Disa tregtarë kinezë në Tiranë kanë bërë një denoncim të papritur në lidhje me një bashkëkombësin e tyre. Mësohet se një kinez ka hyrë ditën e djeshme në Rinas dhe nuk i është ushtruar asnjë lloj kontrolli.
Madje, tregtarët dyshojnë se ai është i prekur nga koronavirusi dhe për pasojë kanë ngritur zërin e tyre. Ata tregojnë se kinezi është kuzhinier i një restoranti në Tiranë, i cili erdhi dje nga Pekini.
Denoncuesit thonë se kuzhinieri kinez me inicialet L.F., nuk është vendosur në karantinë.
Tregtari Shuo Chen tha:
Minoriteti kinez që jeton në Tiranë ka shqetësimin e vet sepse ky person që ka ardhur një ditë më parë është edhe kuzhinier, punon në restorant, ndaj rreziku është më i madh. Sipas njoftimit të ambasadës, personat që vijnë nga Kina duhet të qendrojnë 14 ditë në karantinë.
Tregtarët kinezë ngrenë shqetësimin për bashkëkombësin e tyre: Erdhi nga Pekini, dyshojmë se ka koronavirusin on Vidnews.