Lajme
‘Trondit’ e moshuara shqiptare: Kam 2 ditë që pi ujë me sheqer, dua të më kapë koronavirusi të iki në gropë
“Kam dy ditë që pi ujë me sheqer”.
Kështu është shprehur mes lotësh për mediat kjo e moshuar në Vlorë, e cila jeton e vetme.
Ajo shprehet se ka du ditë pa ngrënë dhe askush nuk është interesuar për të.
“Jam 84 vjeçe jam pa njeri fare në shtëpi. Po pi ujë me sheqer. Dhe do dal le të më marrë dhe të më fusë në bug policia se unë po rri pa ngrënë. I dërgova sekretares së Dritan Lelit dhe nuk e vuri ujin në zjarr dy ditë pa bukë, ujë me sheqer piva mbrëmë. Nuk më zinte gjumi. Sikur një dorë makarona të kisha të bëja supë. Unë nuk und të kërkoj në lagje tani”, thotë e moshuara.