Lajme
Turqia g oditet nga “br eshëri” tërmetesh brenda pak orësh
Tërmeti u regjistrua në Kırkağaç në pjesën perëndimore të vendit, rreth orës 22:22 me orën lokale. Tërmeti kishte një thellësi prej 9 km.
Pas këtij tërmeti, në të njëjtën zonë janë regjistruar edhe 20 lëkundje të tjera. Një tërmet tjetër i fortë ishte 4.7, ndërsa të tjerët janë me forcë më të ulët.
Tërmeti më i fortë shkaktoi shembjen e strukturave, por autoritetet thanë që nuk kishte raporte të menjëhershme për vi ktima.
Presidenca e Turqisë për Menaxhimin e Fatk eqësive dhe Emergjencave tha që tërmeti me madhësi 5.4 go diti në afërsi të qytetit Akhisar, në provincën Manisa, në një thellësi prej 6.8 kilometra
Tërmeti shkaktoi pa nik tek banorët, të cilët dolën jashtë për të qenë më të sigurt. Lëkundjet u ndjenë edhe në provincat fqinje, si dhe në qytetet e Stambollit dhe Izmirit, njoftoi transmetuesi privat NTV.
Turqia ndodhet në zonën e tërmeteve. Në 1999, një tërmet me madhësi 7.4 v rau më shumë se 17,000 njerëz në Turqinë veriperëndimore./Panorama/