Lajme
Turqia god itet nga një tërmet i fuqishëm, pa nik dhe frikë tek banorët
Një tërmet i fuq ishëm ka god itur Turqinë pak minuta më parë.
Sipas EMSC, tërmeti u regjistrua rreth orës 20:22, ndërsa magnituda e tij ka qenë 5.6 sipas shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 16 km në lindje të qytetit Kirkagac dhe 94 km në veriperëndim të Izmirit, ndërsa thellësia fokale ka qenë 8 km.
Sipas raportimeve më të fundit, lëkundjet kanë zgjatur rreth 20 sekonda.
Nuk ka ende raportime për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërkohë që lëkundjet e forta kanë shkaktuar panik tek banorët.
Tërmeti u pasua nga një pasgoditje me magnitudë 4.4, e cila u regjistrua tre minuta pas goditjes së parë.