Lajme
Turqia s’gjen qetësi, go ditet nga një tjetër tërmet i fortë
Vijojnë lëkundjet e fuqishme të tokës në Turqi.
Mbrëmë pas mesnate një tjetër tërmet i fortë ka go ditur pjesën lindore të vendit.
Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.0 sipas shkallës Rihter, me epiqendër 40 km nga qyteti Malatya dhe thellësi fokale 10 km.
Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 02:03 me kohën lokale, ndërsa sipas kohës tonë në orën 00:03.
Deri më tani nuk ka raportime për persona të lën duar apo dëme materiale.
Kujtojmë këtu se tre ditë më parë Turqia u go dit nga dy tërmete të fuqishëm me magnitudë 6.0 dhe 5.7 në të njëjtën ditë, në kufirin me Iranin.
Nga këto dy tërmete hum bën je tën të paktën 9 persona dhe u pla gosën dhjetëra të tjerë.