Lajme
TV Klan blen serialin që theu rekord shikueshmërie në Turqi, historia e jashtëzakonshme
TV Klan do të sjellë në ekranin shqiptar serialin që theu rekord shikueshmërie në Turqi që me episodet e tij të parë. “Xing.al” ka mësuar se TV Klan ka blerë serialin “Mucize doktor” (Doktori i mrekullive), një serial me një histori të jashtëzakonshme.
Ky serial tregon historinë e një djali autik me emrin ali që braktiset nga familja dhe rritet në jetimore. Por pavarësisht vështirësive të jetës, ai mbaron shkollën për mjekësi dhe bëhet një doktor mjaft i zoti. Ali punësohet në një nga spitalet më të mirë të vendit dhe falë aftësive të tij shpëton jetë njerëzish.
Në këtë serial luan një kast shumë i njohur aktorësh edhe nga publiku shqiptar. Sinem Unsal njihet nga publiku si “Sevgi” nga seriali “Bija ime”, Onur Tuna njihet nga roli i “Alihanit” në serialin “Molla e ndaluar”, e shumë aktorë të tjerë të njohur.
Seriali pritet të fillojë së shpejti premierë në TV Klan./Xing.al