Lajme

U bë nënë për herë të dytë, Floriana Garo zbulon nëse do kthehet në ekran

Posted on

Moderatorja Floriana Garo në dhjetor të vitit 2019 u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë të cilit së bashku me bashkëshortin, Enisin, i vendosën emrin Priam. Pas lindjes, Floriana ka folur rreth rikthimit në ekran.

Ajo ishte së fundmi pjesë e emisionit “Wake up” dhe me anë të një lidhjeje telefonike ka treguar se ka pasur oferta por për momentin nuk ka asgjë konkrete. ““Unë momentalisht nuk e kam kërkuar dhe prandaj nuk ka pasur diçka konkrete, është ligji i tërheqjes”, është shprehur moderatorja, megjithatë ka shtuar se nuk ka hequr dorë përfundimisht nga ekrani.

Po ashtu ajo u shpreh se tashmë që po mbush 33 vjeç kërkon emisione më serioze për një audiencë më të pjekur. Kujtojmë se Floriana prej më shumë se dy vitesh jeton në Gjenevë.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte