CoVid-19
U infektua me koronavirus, ndërron jetë mjekja 28-vjeçare
Koronavirusi vazhdon të përhapet tek punonjësit e shëndetësisë në Spanjë. Një mjeke 28 vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme, si pasojë e virusit.
Ajo është viktima e 4-ët në sektorin e shëndetësisë si pasojë e Covid 19. Mësohet se mjekja vuante gjithashtu nga astma, gjë e cila e ka përkeqësuar gjendjen e saj.
28 vjeçarja kishte marrë rezultatin e testit vetëm pak ditë më parë dhe sot ishte shtruar me urgjencë në spital.
Në Spanjë, të paktën 9444 punonjës në sektorin e shëndetësisë kanë rezultuar pozitivë ndaj testit të Covid 19.
Ata përbëjnë 14% të shifrës totale të të infektuarve në Spanjë.
Burimi: ElPais|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania