Lajme
U kapën bashkë pas ndarjes, Robert Berisha flet për rikthimin me Norën
Robert Berisha dhe Nora Istrefi vazhdojnë të jenë shumë të komentuar në media pas ndarjes së tyre të bujshme. Ndarjen Roberti e bëri publike në gusht të vitit të kaluar ndërsa Nora ka preferuar të mos flasë për këtë pjesë. Megjithatë së fundmi dyshja u përfol se janë rikthyer sepse u mësua që kishin shkuar së bashku me pushime në Bansko.
Lidhur me këtë rikthim shumë të përfolur në media, Roberti foli sot në një intervistë për “Prive”, ku tregoi se ai dhe Nora kanë mbetur familje pavarësisht ndarjes.
“Nuk i dihet jetës, nuk dihet si do vijë puna. Unë ia kisha sugjeruar çdo çifti të mbeten shokë pavarësisht problemeve. Gjysmën e jetës e ke kaluar me atë njeri dhe duhet ta respektosh edhe më shumë se më përpara. Unë nuk i bëj këto gjëra për famë. Se njerëzit thonë po luani me ne. Me pushime shkoj me Norën, me vajzën, me anëtarët e familjes. Ne gjithmonë do mbesin familje. Kudo që na çon jeta, Nora ka me qenë gjithmonë nëna e vajzës time”, u shpreh Roberti.