Lajme
U lanë në mëshirë të fatit, pas tërmetit të 26 nëntorit 26 mijë shqiptarë të varfër
Nga tërmeti i 26 nëntorit u shuan 51 je të dhe me mijëra shqiptarë kanë mbetur në rrugë të madhe, pasi banesat e tyre u shkatërruan nga lëkundjet e forta sizmike.
Zonat e prekura nga tërmeti janë të zhytura në varfëri. Sipas revistës monitor 26 mijë njerëz llogariten rishtas si të varfër pas tërmetit të 26 nëtorit.
Dëmët që shkaktoi tërmeti janë kolosale. Por dëmet nuk janë vetëm ekonomike, pasi në zonët e prekura nga tërmeti 42.9% e njerëzve raportuan lodhje emocionale, probleme me gjumin, depresionin dhe ankthin dy javë pas ngjarjes.
Akoma më e trishtë në gjithë këtë histori është se procesi rimëkëmbjes nuk do të ndodhë shumë shpejt. Gati përditë është raportuar se ka shumë të prekur që nuk kanë marrë bonusin e qirasë.
Po ashtu ka shumë banorë që janë shprehur se janë hedhur në rrugë të madhe dhe se janë braktisur nga qeveria Rama.
Edhe pse fill pas tërmetit ishte kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij që u shpreh se të prekurit nga tërmeti nuk do të ishin vetëm.