Rozë

U martua në dhjetor, Damiano i BB tregon si është njohur me bashkëshorten

Posted on

Pasditen e sotme, i ftuar në ‘Ftesë në pesë’ ishte Ish-banori i “Big Brother”, Damiano Agalliu. Në muajin dhjetor ai i dha fund beqarisë me bukuroshen Sara dhe sot i ftuar në emision, ka rrëfyer si është njohur me të.

‘Njohja ka qenë nga një shoqëri e përbashkët, jemi takuar tre katër herë nga kjo shoqëri dhe aty unë kam bërë hapin e parë, që kam kërkuar kontaktet te Sara. Jemi njohur disa muaj pas “Big Brother”, kemi folur shumë shpesh, njohje e quaj që nga momenti kur kemi folur si shokë e deri në martesë”, është shprehur Damiano.

Ai ka treguar se te Sara i kanë bërë shumë përshtypje normat e sjelljes dhe pikërisht kjo e ka afruar me të. “Sara ishte me shumë edukatë, mënyra si respektonte familjen, dhe unë mendoj se një femër nëse respekton nënën, nëse respekton babin, vëllain…ty do të respektojë 100%”, ka treguar ai në studio.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte