Lajme
U shtrua me urgjencë në spital, Ronaldo flet për herë të parë mbi gjendjen e nënës së tij
Mëngjesin e të martës, nëna e Cristiano Ronaldos është dërguar me urgjencë në spital pasi ka pësuar goditje në tru.
Mediat portugeze kanë raportuar se ajo është shtruar në spital dhe po qëndron në kujdes intensiv, teksa është në gjendje stabël dhe e vetëdijshme.
Së fundmi, mbi gjendjen e saj, ka folur edhe Ronaldo.
Ai shkruan:
Faleminderit të gjithëve për mesazhet mbështetëse për nënën time. Ajo është aktualisht në gjendje të qëndrueshme dhe po rikuperohet në spital. Unë dhe familja ime duam ta falënderojmë ekipin e mjekëve që u kujdesën për të dhe kërkojmë me dashamirësi nga të gjithë për pakëz privatësi.”
Sulmuesi i Juventusit është nisur me aeroplan privat drejt Madeiras për t’i qëndruar pranë nënës së tij.