Lajme
U shua me të bijën në aks ident ajror, kjo është letra prekëse e Koby Bryant që i mallëngjeu të gjithë
Lajmi i shuarjes tra gjike të legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, tr onditi mbarë opinion publik botëror.
Bryant pësoi dje një aks ident tr agjik ajror, teksa helikopteri ku po udhëtonte u rrëzua, ku u shuan të 9 personat që ndodheshin në bord.
Mes vik timave ishte edhe vajza 13-vjeçare e legjendës së basketbollit, Ginna Bryant.
Së fundmi, në media është publikuar edhe një letër që Bryant kishte shkrojtur në nëntor të vitit 2016, me anë të së cilës njoftonte lamtumirën që po i jepte basketbollit.
Fjalët e ndjera në këtë letër mallëngjyen të gjithë botën e sportit asokohe, ndëra letra është sjellë edhe njëherë në vëmendje nga mediat.
Letra e plotë:
I dashur basket, qysh nga momenti kur nisa të mbath atletet e tim eti duke imagjinuar trepikëshat e shënuar në sekondën e fundit në ‘Great Western Forum’ e dija që një gjë ishte e vërtetë: isha dashuruar me ty. Një dashuri kaq e thellë, saqë të dhashë gjithçka. Nga mendja te trupi, nga fryma te shpirti. Një fëmijë gjashtëvjeçar i dashuruar marrëzisht me ty. Nuk e pashë kurrë fundin e tunelit, vetëm veten duke dalë prej tij. Dua ta dish që të dy mund të shijojmë çdo çast që na mbetet. I bukur e i shëmtuar. I kemi dhënë njëri-tjetrit gjithçka kishim. Dhe të dy e dimë se çdo gjë që do të bëj më pas, do të mbetem përherë ai fëmija gjashtëvjeçar me atletet mbathur dhe kazanin e mbeturinave si kosh aty në cep, edhe 5 sekonda lojë 5… 4… 3… 2… 1. Do të të dua përherë. Kobe”.