Lajme
U zgjodh për të prezantuar, Monica Belluci heq dorë nga Sanremo
Nga data 4 deri në 8 shkurt do të mbahet Festivali prestigjioz i Sanremos, ku figura të njohura publike do të prezantojnë krah prezantuesit italian Amadeus. Për të prezantuar festivalin ishin përzgjedhur 10 femra të suksesshme, mirëpo njëra prej tyre është tërhequr.
Bëhet fjalë për aktoren italiane Monica Bellucci, e cila gjatë një konference për shtyp ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e festivalit. “Amadeus dhe unë u takuam muaj më parë dhe kishim bërë një projekt së bashku. Fatkeqësisht për arsye madhore ne nuk kemi pasur sukses. I uroj atij dhe ekipit të tij një festival të këndshëm dhe shpresoj për një shans tjetër në të ardhmen”, është shprehur Monica.
Kujtojmë se një ndër prezantueset e Sanremos këtë vit është dhe moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu, e cila ka realizuar ëndrrën e saj më të madhe.