Lajme

U zhd uk në mënyrë të mistershme kur ishte 9-vjeç, Blerimi nga Elbasani bën apelin rrëqethës: E ndiej që vëllain e kam gjallë!

Posted on

Një ngjarje misterioze ndodhi në muajin korrik të vitit 2004 në qytetin e Elbasanit, ku 9-vjeçari Artur Carja u rrë mbye në mes të ditës.

Vëllai i Arturit, Blerim Carja ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku rrëfen se policia dhe shteti nuk i kanë ndihmuar aspak për të gjetur familjarin e tyre.

Blerimi shprehet se ndonëse kanë kaluar shumë vite që nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij, ai e ndjen se vëllai i tij është gjallë.

Ai shpreson që dikush të ketë informacion mbi fatin e Arturit, i cili sot duhet të jetë 25-vjeç, ose mund të jetë vetë vëllai i tij që mund ta lexojë mesazhin e tij.

Ai shkruan:

Pershendetje JOQ. Desha te ndaja me ju nje lajm te hidhur qe me ka ndodhur shum vite me pare. Ne korrik te vitit 2004 me kan rre mbyer vellane ne qytetin e elbasanit. Por policia dhe shteti sna kan ndihmuar, kan qen te korr uptuar, komandoheshin nga kri minelet. Ka kaluar shum vite por un shpresoj dhe e ndjej qe vellain e kam gjalle. I lutem faqes tuaj ta postoj kte lajm se ndoshta dikush nga ndjekesit tuaj, di dicka mbi fatin e tij, apo dhe vete ai mund ta lexoj kte mesazh. Vellai quhet Artur Carja. Ju lutem faqes tuaj mos ma thyni kte shpres, postojeni kte lajm. Shpresoj shum te ju. Ishalla esht nji nga ndjekesit e tu. Apo dikush tjeter di dicka rreth ksaj historie. Faleminderit nqs e postoni.
Në një intervistë të dhënë disa vite më parë, Blerimi rrëfeu ditën e tris htë kur vëllain e tij e rr ëmbyen, teksa kishin dalë për të shitur qeska plastmasi në rrugët e Elbasanit, punë me të cilin siguronin mbijetesën në ato vite të “eg ra” për popullin shqiptar.

Asokohe, Blerimi rrëfente për “gsh”:

Ka qenë 7 korrik 2004, dita që im vëlla u zhd uk për të mos u bërë më i gjallë. Mbetet sinqerisht një nga ditët më të tme rrshme dhe të tr ishtueshme të jetës time. Vitet që kanë kaluar janë shumë të shtrira në kohë, por më duket sikur ka ndodhur pak çaste më parë dhe se im vëlla është duke u kthyer nga çasti në çast në shtëpi. Atë ditë kemi dalë nga banesa që në 7 të mëngjesit. Kemi punuar deri rreth orës 12:00 të asaj dite. Ishim të lodhur nga puna dhe vapa përvëluese dhe na kishte marrë uria. U ulëm për të ngrënë diçka sepse ishte mesditë dhe lodhjen s’e përballonim dot më. Drekën e hëngrëm brenda markatës së qytetit, pasi edhe pjesën më të madhe të punës aty e bënim. Pasi hëngrëm, iu rikthyem sërish punës. E kishim merak çështjen e fitimit ditor dhe punonim sa të mundeshim. Zakonisht lëviznim së bashku dhe rrallë mund t’i largoheshim pak njëri-tjetrit. Vetëm pak kohë pasi ishim ushqyer, dolëm në treg për të shitur qeskat e fundit. Në pak minuta mbarova punën dhe po prisja tim vëlla. Nuk po ma zinte syri gjëkundi. Duke qenë se po ndihesha mjaft i lodhur, u nisa vetëm për në shtëpi. Disa shokë më thanë se edhe Arturi do kishte mbërritur aty më përpara se unë. Por ai nuk ishte në shtëpi. Kalonte koha dhe s’po dukej. Filluam të mendojmë, jo ka shkuar te daja, jo te gjyshja, por më kot. Nuk e dinim ku të kërkonim dhe prindërit iu drejtuan për ndihmë policisë. Shteti nuk reagoi aq sa dhe në fillim. Nuk e vunë ujin në z jarr pasi im vëlla u zh duk si me magji. U zhd uk në mes të ditës me diell dhe në mes të qytetit.”

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte