Lajme
Udhëtoi për në Abu Dhabi, Orinda Huta përfundon në polici
Para pak kohësh moderatorja e njohur Orinda Huta, udhëtoi për në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, së bashku me autoren e programit “Check in”, Albana Nanaj. Teksa ndodheshin në Abu Dhabi, dyshja kanë hasur në një problem.
Me anë të një videoje të publikuar në Instastory, moderatorja ka treguar se i kanë marrë në polici, mirëpo ende nuk e ka zbuluar arsyen. “Albana Nanaj është super yll. Se e dini ju që na morën në polici kur ishim në Abu Dhabi? Ndiqeni nesër në 14:30 arsyen pse”, ka shkruar ajo krahas videos së publikuar. Pra mbetet të presim deri nesër për të zbuluar se përse dy moderatoret kanë përfunduar në polici!