Lajme

Ulen tarifat mujore për të gjitha kompanitë celulare, ja sa do të paguajmë nga sot

Posted on

Tre kompanitë celulare, Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom kanë ulur çmimet e paketave standarde duke iu rikthyer çmimeve, që kishin para vendimit të Autoritetit të Konkurrencës.

“Monitor” bën të ditur se tre kompanitë kanë ulur me 200 lekë çmimet, dhe kanë rikthyer nga 17 shkurti vlerat që kishin para rritjes.

Ky vendim u mor të premten, bazuar në nenin 44 të ligjit nr. 9121/2003, referuar sjelljes së ndërmarrjeve Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, pasi Konkurrenca vlerësoi rastin si urgjent, për shkak të rrezikut të kryerjes së një dëmi të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në këtë treg, pasi ka të ngjarë të ketë shkelje të nenit 4, që parashikon marrëveshjet e ndaluara, kartel.

Lidhur me këtë, Autoriteti vendosi që kompanitë të bëjnë ndërprerjen e menjëhershme dhe jo me vonë se 5 ditë nga njoftimi i këtij vendimi, të aplikimit të paketave të reja standarde 30-ditore me parapagesë, për ndërmarrjet Vodafone Albania, Telekom Albania dhe Albtelecom.

Burimi: Monitor.al

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte