Lajme
“Unë po të them sillu mirë!”/ Polici civil i Lleshit “gangster” me qytetarin: Isha në ndjekie
Nuk janë të pakta rastet kur efektivë policie, nën petkun e detyrës që kanë abuzojnë hapur, duke u hequr si vetë “shteti”.
E një rast i tillë ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA. Një qytetar ka denoncuar hapur një efektiv policie, i veshur me rroba civile, se i ka bërë presion teksa janë ndeshur në rrugë me makinat e tyre personale.
Sipas qytetarit që ka denoncuar rastin, polici i ka prerë rrugën me makinë e më pas i ka thënë qytetarit të hapë krahun pasi ky i fundit i ra borisë.
Siç shihet dhe nga pamjet, efektivi ka dalë nga makina dhe ka treguar distinktivin e policisë.
Ai i është drejtuar qytetarit se ka qenë në ndjekje dhe se i ka penguar “aksionin” prandaj edhe ka reaguar ashtu. Edhe qytetari duket i revoltuar pasi situata ishte tepër e çuditshme dhe polici e ka ofen duar.
Dhe ashtu është, një polic i veshur me rroba civile, me makinë personale e që është në ndjekje të “kriminelëve”.
Vetëm polica e Lleshit vepron me kështu skenarësh.
Qytetari shkruan:
Shife policia e lleshit tu bo horrin ne pik te mjesit me njerzit. Isha ne rruges per ne pun dhe me preu rrugen dhe i rash buris dhe me tha ca ke duke bertitur dhe me tha hap krahun dola nga makina dhe i thash cfar ke me tha ca ke kot fare isha ne ndjekje me tha dhe me prishe ndjekjen. Filloi te ofen donte.