Lajme
Ups: Jonida dhe Nora bëjnë xing me të njëjtën veshje
Ndodh shpesh që të famshmit të bëjnë xing me të njëjtën veshje. Kështu ka ndodhur së fundmi me dy këngëtaret shumë të dashura nga publiku, Jonida Maliqi dhe Nora Istrefi.
Bëhet fjalë për një fustan të gjatë ngjyrë bezhë, me jakë të hapur, i çarë në fund të këmbëve dhe me kopsa. Fustanin në fjalë e ka veshur e para Jonida, në muajin Tetor, në një nga puntatat e emisionit “ADC”.
Së fundmi po të njëjtin fustan, e ka veshur dhe Nora. Ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto ku shihet e veshur me fustanin ngjyrë bezhë.