Lajme
Ushtria turke po sulmon aeroplanë rusë në Siri, shikoni pamjet
Ushtria turke po sulmon aeroplanë rusë në Siri, shikoni pamjet
Specialistë ushtarak turq në provincën siriane Idlib përdorën raketa për të tentuar t’i rrezojnë aeroplanët ushtarak rusë dhe sirianë, shkruan gazeta “Jerusalem post”, pasi që u kumtua se kryengritësit sirianë, të mbështetur nga armata turke, e morën qytetin Najrab në Idlib.
“Qielli mbi Idlib gjithashtu është i rrezikshëm. Kryengritësit dhe specialistët turq në mënyrë aktive po përdorin sisteme përçuese për mbrojtje antiraketore”, ceket në raport.
Turkish soldiers firing a MANPADS against a Russian jet over Idlib in Syria yesterday, the missile missed the jet #Syria #Turkey #Russia pic.twitter.com/Ek3WvGgkW5
— CNW (@ConflictsW) February 21, 2020
Në tekst shtohet se aeroplanët rusë dhe sirianë ishin të detyruar të ndërmarrin veprime adekuate. Hollësi të tjera nuk kumtohen.