Lajme

Ushtrimi që po habit të gjithë, gjeni përgjigjen e saktë

Posted on

A mund ta zgjidhni? Në pamje të parë ky ushtrim matematike duket i thjeshtë, por në rrjete sociale ka përhapur shumë debat për përgjigjen e tij.

Me mijëra përdorues të Facebook kanë komentuar përgjigjen e tyre duke e shpjeguar por shumë prej tyre kanë gabuar. Për disa është shumë e thjeshtë por për disa të tjerë është dhimbje koke.

Ushtrimi është ky: 8 ÷ 2 (2 + 2). Por cila është përgjigja e saktë e këtij ushtrimi që është bërë viral në internet? Profesori Steven Strogatz shpjegoi hapat për zgjidhjen e saj.

Sipas rregullave matematikore, së pari kryen veprimet brenda kllapave. Pra (2 + 2 = 4). Më pas kemi ushtrimin e tillë 8 ÷ 2×4. Në këtë rast veprimet bëhen sipas rradhës, 8 ÷ 2=4 e më pas 4×4=16. Sipas profesorit gabimi që bënin shumica ishte që kryenin shumëzimin në fillim ku dilte se 2×4=8 e më pas bënin pjesëtimin, 8÷8=1.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte