Lajme
“Vajza i operohet nesër nga zemra”/ Qytetari nga Vlora prej dy ditësh në rrugë, mbledh para për të shpëtuar të bijën
Sakrificat e prindërve për fëmijët janë të jashtëzakonshme, të mëdha dhe të pafundme, duke bërë të pamundurën që “drita e syve të tyre” të jetojë sa më mirë.
Një rast i dhimbshëm ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA.
Një qytetar i ka bërë thirrje të gjithë banorëve të Vlorës, por jo vetëm, se në rrugën “Alesandria” ndodhet një burrë i cili ka nevojë për para.
Qytetari është babai i një vajze të sëmurë nga zemra, e cila do të operohet ditën e nesërme, por operacioni i saj kushton shumë shtrenjtë.
Pamja e babit të thyen zemrën, pasi ai ka qëndruar për orë të tëra në mes të rrugës, duke pritur ndihmat e qytetarëve që kalojnë.
Personi që ka dërguar edhe fotot shprehet se ai ka kontribuar me aq sa mundet, por ndihma e tij nuk mjafton. Babai ka aty që prej ditës së djeshme dhe si të gjithë prindërit nuk do të dorëzohet derisa t’i shpëtojë je tën vajzës.
Thirrja e qytetarit:
Pershendetje JOQ ky zotria ka qe dje ne mes te rruges ne “ Vlore “ qe kerkon ndihme per një operacion ne zemer te vajzes se tij! Mesa shof halli e ka katandisur te dal te lype. Une e ndihmova me dicka por nuk mjafton. Ekziston ndonje tjeter qe mund ta ndihmoje ? Operacionin e kryente neser ne 27/01/2020 Ndodhet tek Aleksandria ne Vlore ne mes te rruges. Ju lutem publikojeni se ndoshta dikush Reagon ”