Lajme
‘Vajza jonë ka ditëlindjen’, si e festoi familja e kryeministrit Rama ditëlindjen e Reas
Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Real Story” i kërkoi ndjesë Sokol Ballës duke thënë se duhet të largohej pak më herët nga studio sepse kishte një ditëlindje në familje. “Sot duhet të jem në ditëlindjen e vajzës sonë dhe Linda që shpeshherë m’i fal vonesat, këtë herë nuk do ta bëjë”, tha Rama.
Familja e kryeministrit ka festuar mbrëmë ditëlindjen e Reas por janë treguar hermetikë për festën.
E vetmja që ka postuar ishte vajza e ditëlindjes e cila ndau me ndjekësit në Instagram një foto me numrin 30 dhe një tjetër foto ku shfaqeshin dy karrige në natyrë.