Lajme

Vajza vjedh telefonin brenda butikut, pronari: Sille vetë, ke afat deri nesër!

Posted on

Një vajzë ka grabitur një telefon brenda një butiku pa iu dridhur qerpiku në kryeqytet. Raportohet se ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë, konkretisht në rrugën ‘George W Bush’, ku e reja ka pritur momentin kur shitësja është futur në tualet e më pas ka vepruar.

Sipas pronarit që ka denoncuar rastin në redaksinë e JOQ Albania, grabitësja ka qenë e përgatitur sepse kishte studiuar dhe vendin ku ndodhej celulari.

Ai shkruan se vajza ka afat deri ditën e nesërme ta dorëzojë vetë telefonin në të kundërt do ta denoncojnë rastin në polici.

Ne video shihet qartë se si ajo zgjat dorën te banaku i shitëses dhe merr celularin pa asnjë pikë emocioni.

Denoncimi i pronarit:
Prsh JOQ. I bejme thirrje kesaj zonjes/zonjushes qe po e shikon veten te sjelli telefonin tek dyqani deri afati deri neser, sot dita e 3-te dhe jemi gati per denoncim sepse personi eshte identifikuar dhe po i japim shansin ta sjelli vete dhe urojme shume mos ta ket shitur. Ju lutem dhe ju qe e njihni jepini nje shans dhe informojeni para se te veproje ligji. Ju faleminderit per mirekuptimin dhe e mirepresim personin ne video.

Vajza vjedh telefonin brenda butikut, pronari: Sille vetë, ke afat deri nesër! on Vidnews.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte