Lajme
Valdrini stiloi fustan për Beyoncen, Elvana tregon historinë: Kishte 3 vjet…
Stilisti i njohur Valdrin Sahiti realizoi një fustan për këngëtaren me famë boëtëore, Beyonce. Ajo e veshi në festën gala që u mbajt të shtunën në Beverly Hills, California, para çmimeve Grammy dhe nuk ishte dukur kurrë më e bukur. Valdrini kishte realizuar për të një fustan të kuq me dekolte të hapur që i ekspozonte gjo ksin dhe i la të gjithë pafjalë!
Këngëtarja Elvana Gjata, e cila është mikeshë e ngushtë me Valdrinin, ka treguar së fundmi historinë që fshihet pas porosisë së Beyonces. Ajo ka shpërndarë në Instastory një foto të këngëtares, e veshur me fustanin e kuq dhe ka lavdëruar stilistin.
Elvana ka treguar se Beyonce ka kërkuar që prej tre vitesh të vishet nga Valdrini dhe më në fund ka shkëlqyer me fustanin e realizuar prej tij. “Kat re vjet që mbretëresha të do, të kërkon dhe sot…më në fund Beyonce shkëlqen me ty”, ka shkruar ajo.