Lajme
Varfëria kap majat, shqiptarët mbjellin qepë në liqenin e Viroit
Një qytetar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania ku është përballur me një fenomen të pa parë ndonjëherë. Ai shkruan se kishte dalë për qejf nga liqeni i Viroit në Gjirokastër, kur shikon te parku një ‘kopsht’ të vogël të mbushur me qepë të mbjellura.
Kjo gjë i ka bërë përshtypje qytetarit, i cili ka dërguar edhe një video bashkëngjitur mesazhit.
Mesazhi i qytetarit:
Mirdita sot kam dal per qejf nga liqeni i viroit gjirokaster dhe m beri pershtypje si e kan kthyer parkun n bace personale per t mbiell qep
Varfëria ka kapur majat në vendin tonë, ku shumë qytetarë shqiptarë jetojnë në kushte aspak të mira. Pagat e ulëta dhe jeta pa prespektivë ka bërë që shqiptarët të bëjnë çdo gjë të mundur për të përballur vështirësitë dhe varfërinë në vend.
Varfëria kap majat, shqiptarët mbjellin qepë në liqenin e Viroit on Vidnews.