Lajme
Vathët e moderatores shqiptare kushtojnë sa një shtëpi
Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun prej vitesh, Fjodora Fjora ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” për të folur rreth rëndësisë së diamanteve dhe “botox-it” për vajzat në ditët e sotme.
Gjatë bisedës në studio, Fjodora tregoi se diamantet dhe gurët e çmuar janë aksesorë të nevojshëm për çdo femër dhe nuk duhet të mungojnë në sirtarin e bizhuterive të tyre.
Moderatorja tregoi se vetë ajo ka mbajtur një palë vathë të çmuar që kushtojnë sa një shtëpi.
“Kam mbajtur një palë vathë që kushtonin sa një shtëpi. Nga meraku i prekja herë pas here që të shihja janë aty”, u shpreh Fjodora.