Lajme

Veliaj u premtoi rrugën në 2015-ën, banorët e fshatit 32 km larg Tiranës: Që në kohën e Enverit është bërë

Posted on

Para se të merrte drejtimin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha shumë premtime. Në vitin 2015 ai tha:

Ne nuk mund të kemi zona të izoluara, ku nuk shkon dot shërbimi, ku nuk shkon dot ambulanca, ku nuk shkon dot zjarrëfiskja, ku nuk shkon dikush në shkollë apo në punë. Ndaj me votën e 21 qershorit ne do të përfundojmë rrugën Pashkashesh-Kllojakë.’’
Fshati Kllojkë ndodhet vetëm 32 km larg Tiranës. Banorët e këtij fshati kanë 5 vite që presin që Veliaj të mbajë premtimin që ai u dha në vitin 2015. Për vetëm 3 kilometra rrugë që duhet shtruar këta banorë udhëtojnë me orë të tëra.

Banorët e fshatit Kllojkë janë lënë në harresë, pasi Veliaj u dha vetëm premtime boshe. Kanë kaluar plot pesë vite dhe nuk dihet edhe se sa duhet të presin. Një prej banorëve ka thënë për ‘faktoje.al’:

Që në kohën e Enverit është bërë kjo rrugë. Për 30 vjet asnjë gjë nuk kanë bërë.’’
Një grua tjetër ka thënë:

Do paguaj makinë 40 mijë lekë, po makina me 40 mijë lekë nuk vet për një sahat. Do dy sahat të vejë natën. Se më ka rënë mua që fol këtu, kam çuar kalamaqtë tre herë natën në spital.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte