Lajme
Vendi po boshatiset/ ‘477 dollarë i duhet Shqipërisë që ta rrisë pagën për të zhdukur këtë fenomen’
Largimi i shqiptarëve nga vendi është kthyer në një problem shqetësues. Aq sa thuhet se nësë largimi i shqiptarëve vazhdon me këto ritme rrezikon që vendi të mbetet pa krah pune.
Së fundmi Kastriot Sulka ka thënë se sipas një studimi të bërë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim thotë se Shqipëria duhet të rrisë pagën mesatarisht 477 dollarë, që shqiptarët mos të detyrohen të ikin nga vendi.
Ai është shprehur kështu:
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka bërë një studim ku thotë se ndërmjet gjithë komponentëve, komponenti i pagës është nga më të rëndësishmit, është rreth 70% që duhet të korrigjohet kjo hapësirë mes pagave që kemi ne në Shqipëri me pagat e vendeve pritëse, p.sh Gjermanisë. Në raportin e Bankës Evropiane është e specifikuar Shqipëria. 477 dollarë i duhet Shqipërisë që ta rrisë pagën për të zhdukur këtë fenomen.’’
Po ashtu ai ka thënë se edhe nëse kjo ndodh shqiptarët prapë mund të duan të largohen, pasi jeta është bërë shumë e pasigurtë në Shqipëri.