Lajme
Vendoset rekord historik, temperaturat shkojnë mbi 20°C në Antarktidë
Antarktida ka regjistruar temperatura rekord, të cilat kanë shkuar mbi 20°C. Ky pa dyshim mund të cilësohet si një nga rekordet e vendosura në histori, sa i takon temperaturave në këtë zonë të globit.
Temperaturat e larta janë regjistruar nga shkencëtarët brazilianë më 9 shkurt, në ishullin Seymour, një nga 16 ishujt e mëdhenj rreth Graham Land, në gadishullin Antarktik. Temperatura rekord që arritën të regjistronin shkencëtarët ishte 20.75°C.
Kjo temperaturë është rreth një gradë më e lartë se rekordi i shënuar në ishullin Signy, në janar të vitit 1982. temperatura në atë periudhë shënonte 19.8°C.
Rekordi i ri i temperaturës duhet të konfirmohet nga Organizata Botërore Metereologjike. Temperatura e regjistruar është në përputhje me temperaturat në rritje që ndodhin nëpër gadishull dhe ishujt a përrreth.
Në nisje të këtij muaji, kërkuesit në stacionin argjentinas në Esperanza matën temperaturën 18.3°C, e cila ishte temperatura më e lartë e shënuar prej shumë kohësh, deri më datë 9, kur rekordi u thye.
***