CoVid-19

Veshi qese plehrash për t’u mbrojtur nga koronavirusi, humb jetën jetën infermieri

Posted on

Vdekja e personelit mjekësor nga koronavirusi vijon të rritet me ritme të shpejta. Ata janë në vijën e parë të luftës me armikun e padukshëm e si të tillë janë edhe më të prekurit nga virusi i cili po alarmon botën.

Një infermier në spitalin e New Yorkut ka humbur jetën gjithashtu nga Covid-19. Ai punonte në një spital ku infermierët detyroheshin të vishnin qese mbeturinash, pasi kostumet e posaçme kishin mbaruar.

Kious Kelly, 48 vjeç, vdiq në spitalin Mount Sinai West në Manhattan të martën në mbrëmje, një javë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

Kelly ishte infermier në Mount Sinai West, i cili si shumë spitale të tjera në New York është përballur nga mungesa e pajisjeve mbrojtëse personale (PPE) siç janë maskat dhe kostumet e izolimit.

Disa foto të postuara në Facebook tregojnë se ata vishnin qese plehrash për tu mbrojtur nga përhapja e virusit.

Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte