Lajme
VIDEO/ Sërfistët ‘sfidojnë’ stuhinë Ciara/ Shfrytëzojnë dallgët e mëdha dhe kalojnë nën urën e qytetit
Ky është momenti i pabesueshëm që tre surfers me përvojë, u futën nën një urë brenda në qytet, teksa valët e lumit përhapeshin nëpër qytetin e Kornizës.
Në videon e filmuar nga Paul Pearse të dielën, pasi reshjet e mëdha të shiut nga stuhia Ciara, ngritën nivelin e ujit, tre persona janë parë duke ‘sfiduar’ stuhinë me lëvizjet e tyre.
Gjatë klipit të shkurtër, treshja e sërfistave arrijnë të qëndrojnë në këmbë në bordet e tyre dhe të bëjnë përshtypje te shikuesit.
Ndërsa arrijnë te ura, të tre personat ranë poshtë dërrasave e tyre të sërfit dhe rishfaqen në anën tjetër të urës, të ndjekur nga një dallgët e ujit.
Të tre surfuesit vazhdojnë lundrimin përgjat lumit, duke kaluar një kishë, një parking makinash dhe disa shtëpi, pasi spektatorët me kënaqësi vëzhgonin shfaqjen e tyre.