Lajme

Videoja që po bën xhiron e rrjetit: Gruaja zgjohet në mes të operacionit dhe luan në violinë

Posted on

Dagmar Turner, një 53-vjeçare në Londër, është bërë kryefjala e mediave. Në vitin 2013 ajo ishte diagnostikuar me tum or në tru dhe mjekët po lu ftonin për t’ia hequr. Së fundmi ajo është futur në sallën e operacionit, në spitalin ‘King’s College’ në Londër dhe çuditërisht është zgjuar dy orë pasi mjekët kishin nisur me punën e tyre, për të luajtur violinë.

Turner, me një pasion të madh për violinën, e cila luan dhe në orkestrën simfonike “Isle of Wight”, ka luajtur në violinë ndërkohë që mjekët hiqnin tumorin e saj. Kanë qenë vetë mjekët ata të cilët më pas ia kanë kërkuar diçka të tillë për të siguruar pjesët e trurit që kontrollojnë lëvizjet delikate të duarve dhe koordininim, në mënyrë që të mos dëmtoheshin gjatë operacionit.

53 vjeçarja ka luajtur qetësisht në violine deri në përfundimin e operacionit, i cili ka përfunduar me sukses dhe ajo është kthyer në shtëpi, sërish duke luajtur në violinë. Një ndër mjekët, Prof Ashkan, është shprehur se kanë arritur të heqin 90% të tum orit.

Burimi: “Daily Mail”

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte