Lajme

Vishni jelekët e shpëtimit durrsakë, hapet “vorbulla ujore thithëse” në mes të qytetit

Posted on

Pas dëmeve katastrofike që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, qyteti i Durrësit po përballet edhe me përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e orëve të fundit që kanë përfshirë vendin.
Durrësi, ndryshe njihet edhe si “Venecia” e Shqipërisë, pasi mjaftojnë disa minuta shi, që ta transformojnë si qytetin e famshëm italian.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe orët e fundit, ku shumë rrugë në Durrës u për mb ytën.
Një ndër zonat më problematike në Durrës është lagja nr.18, ku sa herë bie shi, ujërat pushtojnë rrugët. Madje jo në pak raste, ujërat mbulojnë edhe trotuarin, duke vështirësuar kështu jo vetëm qarkullimin e automjeteve, por edhe të banorëve.

Ndonëse banorët i janë adresuar me dhjetra herë organeve kompetente për këtë problematikë, deri më tani kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

Siç shihet dhe në një video të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania së fundmi, një pusetë e ujërave të zeza ka shpërthyer, duke hapur kështu një “vorbull ujore thithëse” në mes të rrugës.

Duke parë këto pamje të tilla, të cilat tashmë janë bërë të zakonshme për qytetarët e Durrësit, e vetmja këshillë për ta është që mos të harrojnë të veshin jelekët e shpëtimit.

Vishni jelekët e shpëtimit durrsakë, hapet vorbulla ujore thithëse në mes të qytetit on Vidnews.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte