Lajme

Vlerësimi mjedisor për Vjosën, një tjetër Copy-Paste

Posted on

Studio këshilluese “Abkons”, e kontraktuar nga kompania turke “Ayen Alb”, kjo e fundit e kontraktuar vitin e shkuar nga qeveria për të ndërtuar hidrocentralin e madh të Kalivaçit në Vjosë nuk ka kryer një studim mjedisor të ri, të tij dhe çka është më e rëndësishme, një vlerësim origjinal.

Vera Pollen, eksperte serbe e bidoversitetit ujor, e kontraktuar për llogari të “Abkons” pohoi se të dhënat që ajo kishte grumbulluar bazoheshin, në pjesën më të madhe, në një tjetër studim, të kryer nga shkencëtarë austriakë e gjermanë gjatë viti 2017-s, në rrjedhën qendrore të Vjosës, fare pranë vendit ku do të ndërtohej diga e Kalivaçit. Ajo pranoi se projekti për digën gjendej në një mozaik habitatesh me vlera natyrore dhe të pacenuara nga njeriu.

Pohimet u bënë gjatë një dëgjese të zhvilluar dje në Memaliaj, në Qendrën Kulturore të qytetit, në prani të rreth 30 përfaqësuesve, kryesisht banorë të fshatrave që shtrihen përreth luginës në rrjedhën qendrore të Vjosës, shkruan “exit.al”.

Por e papritura ishte fakti se ajo që iu servir publikut, çka përbënte të gjithë studimin paraprak të “Abkons”në lidhje me habitatin ujor të Vjosës, në të cilin përfshihej edhe një inventar i specieve të peshkut, ishte një përkthim, fjalë për fjalë, i vetëm disa paragrafeve të “Acta ZooBot Austria”, raportit të shkencëtarëve austriakë dhe gjermanë. Një gjë të tillë mund ta zbuloni vetë, përmes ilustrimeve të mëposhtme.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte