Lajme
Vlora dhe Berati dhe Tirana, qarqet me numrin më të lartë të ab orteve
Demografia e Shqipërisë ka hyrë në një cikël krize, prej emigracionit të lartë, rënies së numrit të lindjeve, rënies së martesave, rritjes së divorceve dhe abo rteve të larta gjithashtu.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik të raportuara nga INSTAT, qarqet e Vlorës, Beratit dhe Tiranës kishin numrin më të lartë të abo rteve në raport me numrin e lindjeve të gjalla më 2017, pasi gati 25 % e shtatzënive janë ndërprerë, raporton monitor.
Në Vlorë u shënuan 274 abo rte për 1000 lindje të gjalla, ndërsa Berati u rendit i dyti në 12 qarqet e vendit për numrin e lartë të ab orteve, pasi në vitin 2017 rezultuan 231 abo rte për 1000 lindje të gjalla. Në Tiranë numri i ab orteve gjithashtu ishte i lartë, pasi si rezultuar 231 ndërprerje shtatzënie për 1000 lindje të gjalla.
Në krahun tjetër n8umri më i ulët i ab orteve ishte në qarkun e Kukësit ku rezultuan vetëm 54 ab orte për 1000 lindje të gjalla, gjithashtu në Elbasan ishin vetëm 55 abo rte për 1000 lindje.
Në qarqet e Korçës, Dibrës dhe Shkodrës numri i abo rteve ishte më i ulët se mesatarja kombëtare.
Në vitin 2017 në shkallë kombëtare numri i abo rteve ishte 171 për 1000 lindje.
Në 5 vitet e fundit, vihet re një ulje e ndjeshme e lindjeve, shoqëruar dhe me ulje të numrit të ab orteve gjithsej.
Në vitin 2017, raporti i numrit të lindjeve me abo rtet është 1 ab ort në 5.8 lindje. Raporti i ab ortit është indikator që ka pësuar rënie me rreth 15 %, krahasuar me vitin 2013.
Numri i abo rteve jo domosdoshmërisht shkon paralel me numrin e lindjeve të gjalla. Ka qarqe si Gjirokastra dhe Vlora ku numri i tyre i lindjeve është relativisht i ulët, por raporti i abo rtit rezulton i lartë.
E kundërta ndodh për qarqet e Tiranës dhe Elbasanit ku numri i lindjeve është i lartë, por kjo nuk reflektohet tek raporti i abo rteve.