Lajme

Vodhi pesë paketa cigaresh dhe u largua, pronari i marketit ultimatum hajdutit: Ke afat 24 orë t’i dorëzosh!

Posted on

Rastet e vj edhjeve në Shqipëri janë rritur ndjeshëm.

Përveç banesave dhe automjeteve, pre e grabitjeve më të vogla bien edhe dyqanet dhe marketet.

I tillë është edhe një tjetër rast i mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ditën e sotme.

Pronari i një marketi në zonën e Brrylit në Tiranë, ka dërguar një video ku pretendon se një klient i ka vj edhur pesë paketa cigaresh.

Sipas tij, personi në fjalë, pasi i mori paketat u largua jashtë me pretekstin se kishte harruar portofolin në makinë, por nuk u kthye më, duke marrë me vete pesë paketat “Marlboro”, me vlerë 2500 lekë të reja, të cilat i kishte futur në xhep.

Biznesmeni i bën thirrje personit që t’i dorëzojë paketat, pasi në të kundërt do ta denoncojë në polici.

Vj edhja është regjistruar paraditen e sotme.

Mesazhi i plotë:
Pershendetje joq! Personi ne video beri pazar dhe iku me pretekstin se kishte harruar portofolin ne makine e nderkohe ka marre 5 paketa marlboro te zeza. E pres 24 ore e pastaj do beje denoncim nese nuk i kthen leket ose paketat e vj edhura. Vj edhja ndodhi sot ne mengjes ne nje market ne zonen e brrylit ne tr. Zoteria ne fjale mori 5 paketa me vlere 2500 leke te reja. Flm nese e publikoni”

Vodhi pesë paketa cigaresh dhe u largua, pronari i marketit ultimatum hajdutit: Ke afat 24 orë t’i dorëzosh! on Vidnews.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte