Lajme

Vogëlushi Joel flet për filmin ‘I love Tropoja’: Më pëlqen të jem aktor…

Posted on

Me datë 29 janar në Pallatin e Kongreseve do të mbahet premiera e filmit të shumëpritur nga Ermal Mamaqi “I love Tropoja”, i cili ka bërë namin në shitje biletash.

Në film luan një kast i mrekullueshëm aktorësh të mëdhenj si Marjana Kondi, Irgen Çela, Jul Deda e shumë të tjerë por gjithashtu kanë dalë në pah talente të reja, ku mund të përmendim si shembull konkret Encën. Një aktor shumë i vecantë i filmit është i biri i Ermalit, Joeli, i cili me siguri do fitojë zemrën e gjithë audiencës.

Ditën e sotme Ermali ka publikuar në profilin e tij të Instagramit një video të Joelit, i cili po flet anglisht. Vogëlushi përsërit për të gjithë të interesuarit se ku mund t’i gjeni biletat për të pare filmin e mes të tjerash shprehet se i pëlqen shumë të jetë aktor në ‘I love Tropoja’.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte