Lajme

Vuan nga një sëm undje e rëndë, vogëlushja 2-vjeçare ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve

Posted on

Asja Lamçe është një vogëlushe nga Tirana, e cila pas një muaji mbush 2-vjeçe, që ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve.

Kur ishte vetëm 6 muajshe, Asjës së vogël iu shfaqën gjendra infeksioni në pjesë të ndryshme të trupit, të shoqëruara me temperaturë të lartë.

Familjarët e dërguan në spitalet e Tiranës, por mjekët nuk e morën më përsipër rastin e saj, pas një sërë trajtimesh.

Asja ndodhet prej një muaji në Itali, ku është diagnostikuar me “Neutropeni kongenitale kronike”, e cila vjen si pasojë e mungesës granulociteve neutrofile në gjakun periferik.

Ajo ka nevojë për disa terapi, ku një prej tyre kushton rreth 30 mijë euro.

Për shkak të pamundësive ekonomike, familja e Asjas kërkon ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë sado pak, që ajo të mund t’i rikthehet jetës normale, si gjithë bashkëmoshataret e saj.

Apeli i plotë:

ASJA LAMCE lindur me 19/3/2018 . Ne moshen 6 muajshe i jane shfaqur gjendra infeksioni ne pjese te ndryshme te trupit, te shoqeruara me temperature te larte. Pas shume trajtimesh ne spitalet e Tiranes mjeket nuk e moren me persiper duke mos pare rruge shpetimi . Prej nje muaji ndodhet ne Itali dhe eshte diagnostikuar me “Neutropeni kongenitale kronike . E vetmja shprese ka ngelur terapia e fundit ,pasi kushton 30 mijë Euro seanca , dhe per fat te keq Asja duhet ti nënshtrohet disa të tillave. Familja nuk po perballon dot shumat te cilat kane 2 vjet qe nuk rreshtin. LUTEMI, TE BEHEMI BASHKE PER TE KONTRIBUAR NE NDIHME MONETARE NE NUMRIN PERSONAL TE LLOGARISE SE VAJZES /NE RAIFFEISEN BANK/ AL31202220060000000090631091 .

PER KONTAKT TE DREJTPERDREJTE ME PRINDERIT E VAJZES KONTAKTONI NEPERMJET POSTES ELEKTRONIKE/ asjalamce018@gmail.com Faleminderit.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte